Lidhje

Presidenti serb Tadiç merr kërcënime me vdekje


Zyrtarë serbë thonë se presidenti Boris Tadiç ka marrë kërcënime me vdekje, ndërkohë që në vend rritet tensioni një javë para zgjedhjeve parlamentare.

Zyra e Prokurorit Publik thotë se institucionet shtetërore përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur presidentin dhe për të identifikuar burimin e kërcënimeve. Letrat dhe pankartat kërcënuese e quanin zotin Tadiç tradhëtar të Serbisë sepse kërkonte lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, pavarësisht nga përkrahja e BE-së për pavarësinë e Kosovës.

E përditshmja serbe "Blic" citon një nga letrat ku thuhej se presidenti do të merrte një plumb në kokë për tradhëti ndaj atdheut. Zoti Tadiç është përballur me kritika të ashpra nga nacionalistët radikalë që kur mbështeti marrëveshjen paraprake për anëtarësim të Serbisë të nënshkruar javën e kaluar me Bashkimin Evropian.

Në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen të dielën garojnë kampi pro-perëndimor i udhëhequr nga partia e presidentit kundër bllokut nacionalist që përfshin partinë e kryeministrit në largim Vojisllav Koshtunica.//lk

XS
SM
MD
LG