Lidhje

Abkazia e gatshme t'i dorëzojë kontrollin ushtarak Rusisë


Në Gjeorgji, një nga zyrtarët kryesorë të republikës separatiste të Abkazisë, tha se qeveria e tij e vetëshpallur, është gati t’ia dorëzojë Rusisë kontrollin ushtarak të vendit. Gazeta “Izvestja” citon ministrin e Jashtëm abkazian të ketë thënë se qeveria separatiste është dakord që Rusia të marrë kontrollin e sigurisë në vend. Tre mijë trupa ruse shërbejnë aktualisht si paqeruajtës në Abkazi dhe në rajonin tjetër separatist, pro-rus, të Osetisë Jugore.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Moska nuk ka marrë kërkesë zyrtare nga përfaqësuesit separatistë. Por ministri për Riintegrimin i Gjeorgjisë, që ndodhet në Bruksel, fajësoi Rusinë për tensionet në rajon, duke thënë se qeveria e tij, “po përpiqet të parandalojë luftën”. Muajin e kaluar Gjeorgjia e akuzoi Rusinë se qëlloi dhe rrëzoi një avion zbulimi gjeorgjian pa pilot në hapësirën ajrore të saj, një akuzë që Rusia e mohon.

XS
SM
MD
LG