Lidhje

Ekzekutivi i BE-së miraton përdorimin e EURO-s nga Sllovakia


Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian miratoi kërkesën e Sllovakisë për të nisur përdorimin e EURO-s, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Komisioneri për Ekonominë Zhoakin Almunia e bëri sot të njohur nënshkrimin e marrëveshjes, duke shtuar se Sllovakia i ka plotësuar kriteret e nevojshme për monedhën e përbashkët evropiane, nivelin e interesit, qëndrueshmërinë monetare dhe inflacionin.

Por Banka Qendrore Evropiane thoshte në një deklaratë me shkrim se ka ende shqetësime serioze për aftësinë e Sllovakisë për të kontrolluar inflacionin.

Ministrat e BE-së duhet ta miratojnë zyrtarisht përdorimin e EURO-s nga Sllovakia në qershor, dhe më pas ky vendim duhet të miratohet nga udhëheqësit e Bashkimit. Në se miratohet, Sllovakia bëhet vendi i 16-të evropian që përdor Euron si njësi monetare. //bsa//

XS
SM
MD
LG