Lidhje

Rritja e çmimit të mallrave mund të ndikojë tek kompjuterat


Rritja e çmimeve të mallrave të konsumit, si nafta dhe orizi, kanë bërë që të rritet edhe kostoja e ushqimit dhe e transportit. Së shpejti, kjo mund të ndikojnë edhe tek çmimet e kompjuterave.

Kompania tajvaneze "Kompal", një nga tre firmat më të mëdha kontraktore për kompjuterat portativë, thotë se çmimet e larta të materialeve bazë mund ta detyrojnë të rritë çmimet. Presidenti i "Kompalit" Rei Çen, thotë se kompania ndodhet nën presionin e furnizuesve për të paguar më shumë për komponentët metalikë dhe plastikë të kompjuterave dhe "Kompal" nuk do të jetë në gjendje t’u bëjë ballë rritjeve të çmimit.

Zoti Çen thotë se "Kompal" ka filluar bisedimet me klientët, duke përfshirë kompanitë "Dell" dhe "Hewlett Packard" për rritjet e çmimit. "Financial Times" njofton se dy kontraktorë të tjerë laptopësh, "Quanta" dhe "Wistron", po diskutojnë gjithashtu për mundësinë e rritjes së çmimeve.//lk

XS
SM
MD
LG