Lidhje

Pishtari Olimpik mbërrin në majën e Everestit


Një ekip atletësh kinezë që mbanin Pishtarin Olimpik mbërriti në majën Everest të Himalajeve. Ekipi e filloi dje ngjitjen në majën më të lartë të botës, që vazhdoi 6 orë. Aktiviteti ishte shtyrë dy ditë, për shkak të borës së madhe. Atletët shpalosën parrulla me simbolet e Olimpikeve, kur hynë në fazën e fundit të ngjitjes.

Mbërritja në majën Everest u shoqërua me thirrjet “arritëm”. Tibetiani Norbu Zhamdu ndezi Pishtarin Olimpik me një çakmak të posaçëm, në kushtet e pakësimit të oksigjenit.

Ministri kinez i Teknologjisë tha se ekspertët kishin kryer studime për vite me radhë, për të mësuar mbi kushtet e veçanta në majën Everest, si era e fortë, temperaturat nën zero dhe mungesa e oksigjenit në lartësinë 8 mijë metra mbi nivelin detit.//lk

XS
SM
MD
LG