Lidhje

Liban: Hezbollahu tërheq luftëtarët nga Bejruti


Në Libam, luftëtarët e Hezbollahut po tërhiqen nga rrugët e Bejrutit, duke shuar gradualisht dhunën më të rëndë sektare në vend që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

Ky grup ekstremist shiit filloi filloi t’i dorëzojë kontrollin e Bejrutit ushtrisë dje, pas katër ditë luftimesh me forcat besnike të qeverisë, gjatë të cilave mbetën të vrarë të paktën 37 vetë.

Hezbollahu ra dakord të tërhiqte luftëtarët e tij nga rrugët e kryeqytetit libanez, Bejrut, pasi komanda e ushtrisë ktheu urdhërin e qeverisë për shkarkimin nga posti të kreut të sigurisë në Aeroportin e Bejrutit, që dyshohej se kishte lidhje me Hezbollahun.

Edhe Hezbollahu e mirëpriti zotimin e qeverisë se do të marrë masa ndaj rrjetit të komunikimit të Hezbollahut, në një mënyrë që nuk dëmton këtë organizatë apo interesat kombëtare.

Por ky grup ekstremist paralajmëroi se do të vazhdojë fushatën e mosbindjes civile deri sa të plotësohen kërkesat e tij, por pa i specifikuar ato. //iç//

XS
SM
MD
LG