Lidhje

Filmi i ri dokumentar “Ku gjendet Osama bin Ladeni?”


I njohur për dokumentarin që vuri në qendër të vëmendjes industrisë ushqimore, Morgan Spurlok, ka nxjerrë kohët e fundit në kinematë amerikane një film të ri. Në dokumentarin me titull “Where in the World is Osama bin Laden?” “Ku gjendet Osama bin Ladeni”, ai zhvillon kërkime në Lindjen e Mesme për terroristin dhe udhëheqësin e al Qaidës. Si edhe në filmat e tij të mëparshëm, regjizori Spurlock përdor satirën për të trajtuar çështje serioze...në këtë rast terrorizmin dhe hendekun kulturor ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes së Mesme.

"Nëse kam mësuar diçka nga filmat me aksion me buxhet të lartë, është se problemet e komplikuara globale më së miri zgjidhen nga një njeri i vetëm.” - thotë regjisori.

Ai e fillon filmin me një udhëtim të vështirë nga Maroku në Pakistan, në kërkim të Osama bin Ladenit. Gjuha ironike që përdor regjisori fillon e zbehet ndërsa shqyrton varfërinë në Lindjen e Mesme, ekstremizmin islamik dhe imazhin negativ të Amerikës në botën arabe.

“Amerika shikohej si një vend i admiruar nga njerëzit. Nuk është më kështu. Të trishton kur e dëgjon këtë nga njerëzit” , - thotë ai.

Udhëtimi e shpie Spurlockun nga getot me kasolle të Marokut dhe Egjiptit tek dyqanet në Arabinë Saudite dhe malet e Afganistanit dhe Pakistanit. Ai flet me qindra njerëz rreth enderrave të tyre, shpresave dhe iluzioneve dhe thotë se shumica duan paqe, bukë në tryezë dhe jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Pjesa derrmuese e tyre nuk i binden Osamës, thotë ai.

“Ndërsa udhëton nëpër Lindjen e Mesme, njerëzit e shikojnë këtë njeri me frikën se u ka sjellë më shumë të këqija se të mira. Ndoshta ai mund të ketë sjellë në qendër të vëmendjes myslimanët dhe fenë, por në të njëtën kohë mund të ketë krijuar persekutim të paparë mes popullatës myslimane.”

Ndërsa i drejtohet lindjes, ai shikon gërmadhat e luftës në rajon.

“Kur shikon këto, e kupton se sa gabim janë gjërat. Nuk mund të imagjinoj fëmijët e mi të rriten atje dhe venë në shkollë dhe kjo të jetë diçka që mund të ndodhë çdo ditë.”

Afganistani, të cilin Amerika ndihmoi të çlirohej nga Talebanët në 2001, ishte një nga ndalesat e tij qendrore. Atëherë, thotë ai, Afanistani ishte shpresë për ndryshim.

Dokumentari “Ku gjendet Osama bin Ladeni” del në përfundimin se kërkimi për terroristin e pakapshëm, edhe po të jetë i suksesshëm, nuk sjell zgjidhje.

“Ka shumë probleme atje që krijojnë një Osma bin Laden, që shtyjnë njerëzit të ndjekin dhe besojnë në të. Mendoj nëse Amerika duhet të bëjë diçka, është të ndryshojë politikën e jashtëme.”

Filmi i regjisorit Spurlock tregon për popujt e Lindjes së Mesme që janë po aq të shumëllojshëm sa edhe amerikanët, me endërra dhe shpresa të ngjashme.//lk

XS
SM
MD
LG