Lidhje

Serbia miraton dy marrëveshje në prag të zgjedhjeve të së dielës


Qeveria serbe miratoi një marrëveshje për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe një tjetër për energjinë me Rusinë. Marrëveshjet miratohen vetëm dy ditë para zgjedhjeve të përgjithëshme.

Disa përkrahës të kryeministrit nacionalist Vojislav Kostunica u larguan nga mbledhja gjate miratimit te marrëveshjes për Bashkimin Evropian. Ata u rikthyen për miratimin e marrëveshjes që parashikon ndërtimin e një tubacioni rus të gazit që do të kalojë nëpër Serbi si dhe shitjen e shumicës së aksioneve të kompanisë serbe të naftës një konsorciumi të drejtuar nga Gazpromi rus.

Zoti Koshtunica dhe mbështetësit e tij e kundërshtuan marrëveshjen për Bashkimin Europian sepse ajo nuk përfshin në mënyrë specifike njohjen e Kosovës si pjesë të Serbisë. Ata thanë se miratimi i marrëveshjes do t’i jepte legjitimitet shpalljes së pavarësisë nga shqiptarët në shkurt të këtij viti.

Dy marrëveshjet duhet të ratifikohen nga parlamenti për të hyrë në fuqi. Nderkohe sot rreth 1 mijë demonstrues pro-perëndimorë protestuan në Beograd kundër marrëveshjes së energjisë me Rusinë.//lk

XS
SM
MD
LG