Lidhje

BE, mision në Gjeorgji për zbutjen e tensioneve me Rusinë


Ministri i Jashtëm slloven njoftoi se një mision i Bashkimit Evropian do të shkojë në Gjeorgji javën e ardhshme në përpjekje për të zbutur tensionet me Rusinë lidhur me republikën separatiste të Abkazisë në Gjeorgji.

Zoti Rupel, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian, tha se diplomatët do të analizojnë gjendjen dhe do të përpiqen të parandalojnë shkallëzimin e tensioneve.

Ai u tha sot gazetarëve në Ljubljanë se Bashkimi Evropian kërkon të luajë rolin e vet për një zgjidhje paqësore por do të jetë i paanshëm. Zoti Rupel pritet të jetë pjesë e delegacionit, së bashku me ministrat e jashtëm të Suedisë, Polonisë dhe Lituanisë.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Tbilisit janë keqësuar që kur Gjeorgjia akuzoi Rusinë për rrëzimin e një avioni zbulimi pa pilot në hapësirën ajrore gjeorgjiane në prill. Moska e mohon akuzën.//lk

XS
SM
MD
LG