Lidhje

Këngë nga albumi Devotion i duetit Beach House

  • Dana Demange

Beach House është një kompleks i krijuar nga dy muzikantë të rinj në Baltimorë, të Marilandit, Viktoria Legrand dhe Aleks Skalli që kompozojnë muzikë të lehtë. Një kritik e ka krahasuar muzikën e tyre me ndijesinë në një kthinë të fshehtë e të qetë. Ja kënga e tyre “Wedding Bell” nga albumi më i fundit "Devotion".

Kliko: “Wedding Bell”

Tingujt e lehtë dhe të butë të këngës "Wedding Bell" janë një shembull tipik e stilit të kompleksit Beach House. Viktoria Legrand dhe Aleks Skalli u njohën rreth katër vjet më parë në Baltimorë dhe shumë shpejt vedosën të krijonin kompleksin e tyre.

Ata e incizuan albumin e tyre të parë në shtëpinë e Aleksit. Cilësia e atij incizimi nuk ishte perfekt, por dëgjuesit dhe kritikët i pëlqyen dhe i vlerësuan këngët e albumit. Për shembull, faqja e Internetit, Pitchfork, e renditi atë si një nga regjistrimet më të mira të vitit 2006.

Viktoria shkruan tekstikën e shumicën së këngëve të kompleksit, t Beach House, dhe pastaj sëbashku me Aleksin krijonë muzikën. Tingujt e saj janë shumë të ndryshëm nga muzika klasike që Viktoria Legrand ka studiuar në shkollë. Të dëgjojmë "You Came to Me" nga albumi "Devotion."

Kliko: “You Came to Me”

Beach House ka dhënë koncerte kudo në Shtetet e Bashkuara. Dhe vimë kështu në fund të këtij edicioni të Zërit të Amerikës, të dashur dëgjues, me tingujt e këngës "Heart of Chambers", tingujt poetikë të së cilës flasin për dashurinë. Dhe me këtë këngë ju urojmë edhe një fund jave të këndëshme.

Kliko: “Heart of Chambers”

//iç//

XS
SM
MD
LG