Lidhje

Sigla e programit të Zërit të Amerikës Explorations


Kurioziteti i një dëgjuesi nga Vietnami na çon tek muzika, dhe pikërisht tek sigla e bukur e programit të Zërit të Amerikës "Explorations". Kënga është "All Souls Waltz" Muzikantët Peter Kater dhe R. Carlos Nakai janë autorët e "All Souls Waltz". Kjo këngë gjendet në albumin e tyre "Honorable Sky", të vitit 1994.

Peter Kater, i lindur në Gjermani dhe i rritur në New Jersey luan në piano, ndërsa R. Carlos Nakai nga fisi indian i Amerikës dhe i rritur në Arizona, luan flautin e indianëve. "Honorable Sky" është pjesë e një seri albumesh me muzikë që Kater dhe Nakai e kanë regjistruar së bashku. Ata thonë se motivi i tij është lidhja e ngushtë mes njerëzve.

Në prologun e albumit "Honorable Sky," Peter Kater shkruan se ai kompozon këngë për të nderuar Tokën dhe thotë se meqë njerëzit jetojnë në këtë planet edhe duhet të kujdesen për të.

R. Carlos Nakai shpreh një ndjenjë vetmije në të gjitha pjesët që përmban albumi "Honorable Sky", dhe këtë melankoli ne e dëgjojmë qartë edhe në këngën "All Souls Waltz". Dëgjues të dashur, këtu ndahemi me tingujt e kësaj kënge, duke ju falenderuar për vemendjen, nga Zëri i Amerikës, ditën e mirë. //iç//

XS
SM
MD
LG