Lidhje

Serbët shkojnë sot në zgjedhjet parlamentare


Më shumë se 6 milion serbë, me të drejtë vote, ndodhen sot përballë një udhëkryqi për zgjedhjet parlamentare. Ata mund të vendosin nëse vendi i tyre do të shkojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, apo t’i rikthehet nacionalizmit mbi Kosovën.

Beogradi refuzon të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të deklaruar më 17 shkurt dhe u ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë të votojnë sot në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.

Sondazhet për votimet e sotme nxjerrin në krye Partinë Radikale ultra-nacionaliste serbe, të udhëhequr nga Tomislav Nikoliç, me rreth 34%. Koalicioni pro-perëndimor, i udhëhequr nga Presidenti Boris Tadiç, ndodhet shumë pranë, me 33 %.

Një grup populist, i kryesuar nga Kryeministri i tanishëm, Vojisllav Koshtunica, ndodhet në vendin e tretë me rreth 12 %.

Meqënëse duket se asnjëra parti nuk do të mund të fitojë shumicën absolute, pritet që zoti Koshtunica të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re. //iç//

XS
SM
MD
LG