Lidhje

Artisti i objekteve të qelqit, mbron mjedisin nga ndotja


Me shtimin e informacionit për nevojën e mbrojtjes së mjedisit, disa njerëz kanë nisur të hedhin idetë e tyre për të ripërdorur sërish mbeturinat. Në materialin në vazhdim, June Soh e Zërit të Amerikës, na tregon se si një artist i prodhimeve të xhamit në periferi të Marylandit po jep ndihmesën e tij në mbrojtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Erwin Timmer është një artist i objekteve të xhamit. Ai thotë se ndjehet i kënaqur me rritjen e vëmendjes për artin që ai krijon prej dekadash. “Më pëlqen, kjo punë, kam vite që merrem me riciklimin, dhe ka rreth dy vjet që njerëzit kanë ardhur për të parë punën time, dhe e vlerësojnë atë. Jam shumë i kënaqur që dhe unë po jap ndihmesën time”. Mbasi mbaroi shkollën e artit në Kaliforni, Timmer nisi që të bënte skulptura metali dhe objekte ndriçuese, kryesisht me mbetje metalesh.

Puna me xhamin nisi krejt natyrshëm për të . “U kthye në një gjë parësore për mua që të përdorja xhamat e mbeturinave. Gjeta kaq shumë material të hedhur. Dukej një shpërdorim i madh që t’a lije këtë material”.

Agjensia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit , ose EPA, tha se thuajse 13 milion ton mbeturina xhami u hodhën në gjithë vendin gjatë vitit 2006. Vetëm 22% u përdor për riciklim. Timmers do të donte të jepte ndihmesën e tij për mjedisin duke përdorur talentin e tij artistik. Shumica e materialeve që ai ka përdorur është xham dritaresh, të cilin e ka gjetur nga ndërtuesit apo dyqanet e xhamit. “Disa herë unë vendosja njoftime në gazetë që isha i interesuar për të ricikluar xhamin. Njerëzit kishin dritare dhe dyer të vjetër që ata nuk donin që t’i hidhinin pasi ishin shumë të shtrenjta".

Timmers thotë se ai gjithmonë i ka llogaritur mirë gjërat dhe se prejardhja e tij ka ndikuar në pikpamjet e tij. “I lindur në Hollandë, unë mbart kulturën e një vendi të vogël, dhe me burime të kufizuara. Unë u rrita me mendimin që nuk duhej të shpërdorohej asgjë, dhe të mos hidhej asgjë. Nuk ke pse të përdorësh gjëra të reja, kur të vjetrat janë mirë”. Por të merresh me gjëra e vjetra, dhe të përdoruar kërkonte prej tij më shumë punë për të krijuara artin a tij. Ai thotë se ai ka zhvilluar teknika të ndryshme si , coptimi i xhamit përpara se të punojë me të.

“Xhami i papastër, reagon ndryshe, kur shkrihet, ndaj unë sigurohem që t’i pastroj copërta e tij përpara se t’a vë në flakë. Vështirësi hasen dhe me temperaturën e pjekejes së tij në furrë. Nga tepmeratura, shpesh xhami ka prirje që të kristalizohet. Dhe kjo ndhosh më shpesh me xhamin e ricikluar se sa me xhamin e paricikluar.

Timmers nuk ndalet në punën e tij për të shpëtuar ambjentin. Ai jep mësim për riciklimin e xhamit në një Shkollë Xhami në periferi të Washingtonint , në të cilën është bashkëthemelues. Gjithashtu ai bën dhe demostrime publike. “Nuk pres ndryshime shumë të mëdha. Unë mendoj se ndryshimet do të vijnë ngadalë, nëse çdo person bën pjesën e tij. Unë inkurajoj njerëzit që të bëjnë punën e tyre për këtë çështje”. Timmers thotë se shumica e skulpturave të tij gjithashtu trajton temën e shpërdorimit, energjisë dhe ambjentit. Ai thotë se përpjekjet e tij nuk do të shpëtojnë botën, por ai do që të ndihmojë për të lënë një mjedis më të mirë për brezat e ardhshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG