Lidhje

Si zgjedh Amerika - Rëndësia e procesit të vëzhgimit të zgjedhjeve


Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara zhvillohen sipas disa rregullave strikte. Ato organizohen bazuar në këto rregulla dhe monitorohen nga vëzhgues të të dyja partive kryesore politike. Në këtë segment të serialit Si Zgjedh Amerika, do të mësojmë për rëndësinë jetësore të këtij procesi monitorimi për të siguruar rezultate të besueshme të zgjedhjeve.

"Kur isha fëmijë, u rrita në qytetin e madh të Çikagos. Dhe kur mbusha moshën për të votuar në vitet ’60, për habinë time, edhe pse isha i pari në radhë, shumë njerëz kishin votuar. Hodha shikimin vjedhurazi në listën e votuesve dhe pashë emrin e gjyshit të gruas sime, që kishte vdekur që tetë vjetë të shkuara. Edhe ai kishte votuar. Diçka nuk shkonte," thotë Ben Ginsberg, profesor në Universitetin Xhons Hopkins."

Zgjedhje të besueshme nga elektorati janë esenciale për një shoqëri demokratike. Dhe mbajtja nën kontroll e atij lloj korrupsioni që Ben Ginsberg i Universitetit Xhons Hopkins thotë se pa 40 vjetë të shkuara në Çikago kërkon rregulla proceduriale dhe monitorues të zgjedhjeve – të quajtur gjithashtu gjyqtarë nga të dyja partitë politike.

"Në Shtetet e Bashkuara, në çdo zonë votimi ka një gjyqtar të partisë demokrate dhe një të partisë republikane. Dhe kur votuesi arrin në qendër për të hedhur votën, këta dy përfaqësues kontrollojnë dokumentat e identifikimit të votuesit dhe të dy duhet të jenë dakort që ky është një votues i regjistruar për këtë zonë të caktuar," thotë profesor Ginsberg. Dhe këta gjyqtarë kalojnë nëpër një program rigoroz për të siguruar se i dinë mirë regullat dhe janë kompetentë përsa i takon sigurisë fizike të makinave të votimit.

Drejtoresha e Zgjedhjeve në Qarkun Montgomery, në Maryland është Margaret Jurgensen. Gjyqtarët e zgjedhjeve janë trajnuar shumë intensivisht për të kontrolluar elementët teknikë të votimit duke filluar nga vulat e deri tek lista. Më pas ata kontrollojnë kutitë dhe bëjnë atë që e quajmë raportim të mëngjesit që tregon se në kuti nuk ka asnjë fletë votimi. Më pas gjatë ditës ata kontrollojnë numrin e votave të hedhura që duhet t’i korrespondojë numrit të votuesve.

Përveç gjyqtarëve zyrtarë të zgjedhjeve që monitorojnë votat, qendrat e votimit kanë shpesh vëzhgues nga grupe të interesit dhe nga vende të tjera. Ky ishte një vëzhgues rus në zgjedhjet e vitit 2006.

Sipas profesorit Majkell Mekdonald nga Universiteti Xhorxh Mejson, parimi i monitorimit të afërt të procesit të votimit daton që nga fillimet e këtij kombi. "Themeluesit e këtij kombi nuk kishin besim tek qeveria. Kështu që ata kërkonin të vinin përballë ambicjet e një partie kundër ambicjeve të një tjetre për të siguruar që zgjedhjet ishin të lira dhe të drejta."

Kjo është mënyra si Zgjedh Amerika. //bsa//

XS
SM
MD
LG