Lidhje

Gjykata e Hagës liron përkohësisht dy ish zyrtarë të Kosovës


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës autorizoi lirimin në pritje të gjyqit të një ish-ministri të Kosovës dhe bashkëpunëtorit të tij, të akuzuar se kanë bërë presion ndaj një dëshmitari në një proces tjetër gjyqësor.

Ish-ministri për Kulturën, Sportin dhe Rininë Astrit Haraçija dhe ish-këshilltari i tij Bajrush Morina kanë deklaruar pafajësinë në lidhje me akuzat se janë përpjekur të bindin një person që të mos dëshmojë kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Dëshmitari e mori fjalën, por gjykatësit vunë në dukje se kishte pasur vështirësi të konsiderueshme për marrjen e dëshmive nga një numër dëshmitarësh para se të shpallnin të pafajshëm zotin Haradinaj dhe një bashkëpunëtor të tij muajin e kaluar.

Në zhvillime të tjera, gjykata njoftoi transferimin e komandantit kroat të Bosnjës Vinko Martinoviç në Itali për të vuajtur dënimin me 18 vjet burg për krime kundër myslimanëve në zonën përreth Mostarit në pjesën jugore të Bosnje-Hercegovinës. Gjykata e dënoi Martinovicin para pesë vjetësh dhe shkalla e apelit e konfirmoi vendimin në vitin 2006. //rd//

XS
SM
MD
LG