Lidhje

Ekipet në kërkim të mijëra vetëve nën rënojat e tërmetit në Kinë


Në Kinë, ekipet e ndihmave po përpiqen t’u shpëtojnë jetën mijëra vetëve të mbetur nën rrënojat e ndërtesave, pas tërmetit të fuqishëm që goditi dje provincën Së-çuan, në jugperëndim të vendit.

Deri tani numri i të vdekurve ka arritur në 12 mijë vetë dhe ky numër pritet të rritet. Ekipet e para të shpëtimit mbërritën sot në epiqendrën e tërmetit në krahinën Wën-çuan, ku jetojnë mbi 100 mijë vetë.

Një njoftim i agjencisë HSINHUA, thoshte se një numër i madh njerëzish ndodhen nën rrënoja. Hyrja në disa nga rajonet e prekura më rëndë është e vështirë, në mos e pamundur, prandaj edhe nuk ka informacione të qarta rreth dëmeve dhe viktimave.

Agjencia kineze e lajmeve HSINHUA ka njoftuar se numri i të vdekurve është pak më i lartë se 12 mijë vetë. 9404 janë varrosur nën rrënoja dhe afro 8 mijë të tjerëve nuk u dihet fati. Në një njoftim tjetër të agjencisë Hsinua thuhet se më shumë se 18 mijë vetëm ishin bllokuar nën rrënoja vetëm në qytetin Mianyang. //rd//

XS
SM
MD
LG