Lidhje

Kosovë: Fillon fushata "Eja në Evropë"


Zyra e përfaqësuesit civil ndërkombëtarë, ajo e EULEX-it dhe Komisionit Evropian në Kosovë hapën sot një fushatë me moton "Eja në Evropa", që do të zgjasë deri më 30 qershor të këtij viti. Fushata e cila do të zhvillohet nëpër të gjitha komunat e Kosovës synon të shpjegojë rrugën që duhet të ndjekë Kosova për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për të shpjeguar përgjegjësitë e pranisë së re të këtij Bashkimi në Kosovë.

Por, përcaktimi i këtyre përgjegjësive edhe më tej është temë debatesh për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe Moskës zyrtare ndaj synimeve për vendosjen e misionit të ri të Bashkimit Evropian në Kosovë që do të mbikëqyrë zbatimin e vendimit për pavarësinë e vendit dhe të sistemit të policisë dhe drejtësisë.

Puna e këtij misioni do të duhej të fillonte më 15 qershor kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës dhe kur do të duhej të përfundonte misioni i Kombeve të Bashkuara. Ky muaj pritet të jetë periudhë e debateve të dendura lidhur me praninë civile ndërkombëtare pas 15 qershorit. //rd//

XS
SM
MD
LG