Lidhje

Presidenti Bush cilëson Izraelin aleatin më të fortë të Amerikës në Lindjen e Mesme


Presidenti amerikan Xhorxh Bush e vlerësoi Izraelin për 60 vjet demokraci në shtetin hebre që nga krijimi i tij, duke thënë se ka arsye për optimizëm për ndryshime demokratike në mbarë Lindjen e Mesme.

Presidenti Bush e cilësoi Izraelin aleatin më të fortë të Amerikës në Lindjen e Mesme. Ai tha se si Izraeli, edhe Shtetet e Bashkuara, u përballën me sfida të mëdha kur u themeluan dhe se janë bazuar në të njëjtat parime, të cilat i ndihmuan për të ecur përpara.

Zoti Bush i bëri këto komente të mërkurën, kur u takua me Presidentin izraelit Shimon Peres në fillim të turneut të tij në rajonin e Lindjes së Mesme. Zoti Bush ndodhet në Izrael për çështjen e marrëveshjes së paqes dhe për të marrë pjesë në festimet me rastin e 60 vjetorit të shtetit hebraik.

Ndërkohë, Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad e cilësoi shtetin e Izarelit “një shtet që po vdes”. Gjatë një fjalimi në Iranin fqinj, që përkonte me mbërritjen e zotit Bush në Izarel, zoti Ahmadinexhad tha se të gjitha shtetet në rajon e urrejnë Izraelin dhe do ta çrrënjosin atë në rastin më të parë. //bsa//

XS
SM
MD
LG