Lidhje

Çmimi i naftës nxit njerëzit të blejnë automjete që shpenzojnë më pak


Ndërkohë që çmimi i naftës vazhdon të rritet në Shtetet e Bashkuara, shumë njerëz po blejnë automjete më të vogla që shpenzojnë më pak lëndë djegëse. Por ka edhe nga ata që nuk shkëputen dot nga makinat luksoze dhe ato me fuqi të mëdha motorike, me shpresë se çmimi i naftës do të fillojë të bjerë.

Të gjithë po e ndjejnë efektin e naftës.Kjo i ka detyruar shumë që të blejnë makina më të vogla. Shifrat nga industria e automjeteve tregojnë se vetëm muajin e fundit një në pesë makina të shitura ishte e vogël. Çmimi i naftës po i detyron amerikanët të braktisin automjetet e mëdha luksoze dhe të fillojnë të zgjedhin makina që shpenzojnë më pak naftë.

“Tashmë shumë syresh nuk e identifikojnë më veten me makina luksoze...ne mendje kanë çmimin e naftës.” Shitjet e makinave që nuk janë të dëmshme për mjedisin janë shtuar, përfshi Smart Car, i suksesshëm në Evropë, që sapo ka hyrë në Amerikë. Në këtë pikë shitje njerëzit presin në listë për të. “Momentalisht pritja për këtë makinë është tetë muaj.”

Pavarësisht ndryshimit të modës, shumë njerëz po i mbajnë makinat e medha. Nje nga këta është edhe Fortuna Hasan, emigrante nga Somalia. “Kushton shumë por më pëlqen makina.”

Të tjerët mendojnë ndryshe si rezultat i çmimit të naftës. Joey Macone në Virginia thotë se ka nevojë për makinë të madhe sepse ka tre femijë. “Ndihem e sigurtë në këtë makinë, ndaj nuk besoj të marr makinë të vogël.” Por disa njerëz po heqin dorë teresisht nga veturat për të gjetur mjete sa më efiçente transporti si pershembull motorçikletat. Jeff është me Harley Davidson në Arizona. “Është mjeti më me kuptim në këtë kohë.” //bsa//

Por Vespa italiane të siguron afro 200 kilometra për 4 litra benzinë (50 km për nje liter). Një shitës në Wisconsin thotë se është shtuar kërkesa nga dita në ditë. “Kemi disa lloje motorçikletash tejet ekonomike që mund të përdoren për transport...kapin shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë.” Siç duket, rritja e çmimit të naftës dhe benzinës po i bën makinat e vogla dhe motorçikletat më të kërkuara se sa asnjëherë.

XS
SM
MD
LG