Lidhje

Presidenti Bush: SHBA dhe Izraeli kanë një aleancë “të pathyeshme”


Presidenti amerikan Xhorxh Bush thotë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah Izraelit në luftën kundër rrjeteve terroriste dhe ndaj ambicjebe të Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

Në një fjalim që mbajti sot në Parlamentin e Izraelit, Knesset, me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit izraelit, zoti Bush tha se se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë një aleancë “të pathyeshme”.

Presidenti Bush kritikoi gjithashtu Iranin, duke e quajtur vendin kryesor të botës që mbështet terrorizmin. Ai tha se bota nuk duhet ta lejojë Iranin të sigurojë armë bërthamore. Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka synime paqësore, atë të gjenerimit të energjisë elektrike dhe jo prodhimin e armëve.

Presidenti Bush pritet ta shfrytëzojë udhëtimin e tij në rajon për të bindur negociatorët izraelitë dhe palestinezë që të punojnë për një marrëveshje paqeje. Gjatë fjalimit të sotëm ai nuk dha ndonjë afat për realizimin e një marrëveshjeje të tillë.//lk

XS
SM
MD
LG