Lidhje

Rusia, India, Kina bëjnë thirrje për bisedime të reja Beograd-Prishtinë


Rusia, India dhe Kina bënë thirrje për bisedime të reja mes udhëheqësve të Beogradit dhe homologëve të tyre në Prishtinë rreth statusit të Kosovës.

Ministrat e jashtëm të të tre vendeve u thanë sot gazetarëve në Jekaterinburg të Rusisë se bisedimet e reja mes dy palëve duhet të mbahen vetëm “mbi bazën e ligjit ndërkombëtar”.

Serbia ngul këmbë se Kosova do të jetë përgjithmonë pjesë e territorit të saj. Rusia e ka mbështetur me forcë pretendimin e Beogradit se shpallja e pavarësisë nga Kosova shkel rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Pavarësia e Kosovës është njohur deri tani nga më tepër se 30 vende.

Ministrat e të tre vendeve si dhe Brazili do të takohen nesër në Jekaterinburg për bisedime mbi çështje ekonomike. //ii

XS
SM
MD
LG