Lidhje

Në Shqipëri fillon takimi i Krans Montanës për ekonominë


Në Tiranë sot pasdite ka nisur punimet forumi ekonomik i Krans Montanës,. Ai zhvillohet në Shqipëri për të tretin vit radhazi.

Autoritetet shqiptare, përfaqësuesë të institucioneve ndërkombëtare financiare, sipërmarrës vendas dhe të huaj nga rajoni e Evropa janë mbledhur për të diskutuar mbi disa prej aspekteve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Në këtë forum do të diskutohet mbi investimet, klimën e biznesit, sektorin energjitik, atë finaciar dhe Bankar.

Punimet e sotme janë hapur nga ministri i Financave Ridvan Bode, në panelin kushtuar sistemit financiar dhe atij bankar. Më pas, janë trajtuar temat e investimeve të huaja dhe privatizimeve.

Këtë vit Shqipëria synon të mbyllë privatizimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë dhe të kompanisësë naftës Armo. Forumi ekonomik i Krans Montanës do të vazhdojë punimet edhe dy ditët e ardhshme.//lk

XS
SM
MD
LG