Lidhje

Haga transferon Haradin Balën në Francë për kryerjen e dënimit


Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës transferoi një nga ish-udhëheqësit e UÇK-së, Haradin Bala në Francë, për të vuajtur dënimin prej 13 vjetësh për kryerjen e krimeve gjatë konfliktit të viteve 1990.

Në vitin 2005 gjykata e shpalli zotin Bala fajtor për tortura dhe vrasje të të burgosurve serbë në kampin e Lapushnikut në Kosovë. Por gjykata çliroi nga akuzat dy të tjerë, Fatmir Limajn dhe Isak Musliun.

Shtatorin e kaluar, dhoma e apelit e mbajti në fuqi vendimin e parë. Të tre ata ishin anëtarët e parë të UÇK-së që u gjykuan për krime lufte. Gjykata e Hagës ka ngritur padi ndaj 151 personave për vepra të ndryshme penale gjatë konflikteve të Ballkanit. Proceset 113 prej tyre kanë përfunduar.//lk

XS
SM
MD
LG