Lidhje

Ish anëtarja e Gjykatës së Lartë O'Connor, lobizëm për Alcajmerin


Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se rreth 18 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga Alcaimer-i, një sëmundje që shkakton degjenerimin dhe shkatërrimin e qelizave embrionale të trurit. Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, Sandra Day O’Connor, i tha një Komisioni të Posaçëm të Senatit mbi Plakjen, se mundet dhe duhet të bëhet më tepër për viktimat e sëmundjes dhe njerëzit që kujdesen për ta.

Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, tani në pension, Sandra O’Connor, u largua nga ky post në vitin 2006, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, John, që vuan nga Sëmundja e Alzajmerit. Më 14 maj ajo dëshmoi para Komisionit Special të Senatit për Plakjen."Ne mund të shpresojmë për një përgjigje të menjëhershme për njerëzit në nevojë, për ta bërë kërkimin më të efektshëm duke premtuar rrugë të reja."

Ajo thotë se duhet vepruar në nivel kombëtar, për nxitjen e investimeve në studimet për Alzajmerin."Në se kjo periudhë pakësohet me 5 vjet, ky është një përfitim i jashtëzakonshëm dhe tani ne ndodhemi në prag të kësaj."

Zonja O’Connor është anëtare e Grupit të Studimit për Alzajmerin, një komision i pavarur jo-partiak, i cili i rekomandon qeverisë amerikane të miratojë “një strategji agresive” për studimet, provat klinike dhe kujdesin për pacientët në nivel komuniteti. 54-vjeçari Chuck Jackson foli në Washington para një grupi njerëzish që kanë shfaqur shenjat e para të sëmundjes. "Unë lus që kërkimet të vazhdojnë përsëri, në mënyrë që ta ndalim këtë sëmundje që në fazat e para dhe pastaj të gjejmë një kurë për të."

Ai foli para një Komisioni të Kongresit për nevojën e rritjes së përkushtimit të qeverisë në kërkimet për Alzajmerin në mënyrë që ai dhe pacientë të tjerë të mund t’i mbijetojnë sëmundjes. Ja si u shpreh ish-gjykatësja O’Connor: “Nuk jemi në fund të përpjekjeve. Tani për tani nuk ekzistojnë mjekimet e nevojshme që të mund ta ndihmoj burrin tim, truri i tij nuk mund të rikuperohet. Sfida e menjëhershme, thotë ajo, është që të kuptohet më mirë kjo sëmundje e cila degradon trurin e njeriut dhe që njerëzit të jetojnë më gjatë.//IB

XS
SM
MD
LG