Lidhje

Frenk Sinatra, legjenda amerikane e muzikës


Kanë kaluar 10 vjet që prej vdekjes së këngëtarit dhe artistit legjendar, Frenk Sinatra, i cili vazhdon të jetë një prej yjeve, që kujtohen më shumë. Në materialin e mëposhtëm bëhet fjalë rreth ceremonive përkujtimore të këtij muaji në kujtim të trashëgimisë së Frenk Sinatrës.

Kliko: "The Best Is Yet To Come"

Gjatë karierës së tij 60 vjeçare, Frenk Sinatra provoi shumë herë se aftësia e tij interpretuese përmirësohej vazhdimisht, ashtu siç këndonte edhe në këtë këngë me titull "The Best Is Yet To Come". Pas fillimeve të tij të thjeshta si këngëtar i klubeve të natës në Nju Xhërsi, Sinatra u bë i njohur si këngëtar i bandave të mëdha me orkestrën e Tomi Dorsit.

Kliko: "This Love Of Mine"

Kur Frenk Sinatra u largua nga Orkestra e Tomi Dorsit në vitin 1942, ai u bë këngëtari i parë i bandave të mëdha që prej Bing Krosbit, që vazhdoi karierën si solist i sukseshëm. Dhe çfarë kariere ishte ajo: miliona albume të shitura, koncerte në gjithë botën, filma, serialë televizivë, pronësia e një kompanie të madhe regjistrimesh dhe natyrisht këngët karakteristike, që i kanë qëndruar kohëve.

Kliko: “New York, New York"

Qyteti i Nju Jorkut ishte një prej 3 qendrave në Shtetet e Bashkuara që zhvilluan ceremonitë përkatëse me rastin e nxjerrjes këtë javë në shitje të pullës së re me Frenk Sinatrën. Ceremoni u zhvilluan edhe në Llos Vegas të Nevadës dhe në vendlindjen e Sinatrës, Hoboken të Nju Xhërzit.

Ceremonitë përkujtore të këtij muaji me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Frenk Sinatrës nxorën në pah edhe një herë suksesin e tij në kinematografi dhe në muzikë. Në televizionin me kablo do të transmetohet një maratonë filmash të Sinatrës dhe do të nxiret në shitje një koleksion me filmat e tij më të famshëm.

Po këtë muaj doli në shitje një album i ri nga repertori i këngëve të Frenk Sinatrës. I titulluar “Nothing But The Best” ky album përfshin versione të ri-perfeksionuara të këngëve të preferuara të Sinatrës si "Fly Me To The Moon."

Kliko: "Fly Me To the Moon"

//iç//

XS
SM
MD
LG