Lidhje

Serbi: Socialistët dhe nacionalistët pranë një marrëveshjeje për koalicion


Udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë thotë se ky grupim politik dhe përfaqësues të grupeve politike nacionaliste të vendit kanë hedhur hapat e para drejt një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

Ivica Dasiç foli dje para gazetarëve në Moskë, ku u takua me ligjvënësit rusë. Ai tha se grupi i tij, partia e ish udhëheqësit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, po zhvillon bisedime me Partinë Radikale ultra-nacionaliste, si dhe me Partinë Demokratike të Serbisë të Kryeministrit Vojisllav Koshtunica, i cili është në fund të mandatit të tij. Zoti Dasiç tha se koalicioni do të formohet vetëm kur të nënshkruehet një marrëveshje.

Përkrahësit e presidentit serb Boris Tadic, grupi i të cilit fitoi zgjedhjet megjithëse nuk arriti të fitonte shumicën, kanë kërkuar gjithashtu mbështetjen e Partisë Socialiste për të formuar një qeveri koalicioni. Por zoti Dasiç tha se ai nuk mund të zhvillojë bisedime të njëkohëshme me grupe të ndryshme.

Cilado palë që do të fitojë mbështetjen e Partisë Socialiste do të ketë shumicën në parlament. //iç//

XS
SM
MD
LG