Lidhje

Gjykata e Hagës shtyn gjykimin e dy serbëve


Gjykata e Hagës e shtyu për të paktën tre muaj gjykimin për krime lufte kundër dy ish shefave të sigurimit serb, për shkak se njëri prej tyre është i sëmurë.

Trupi gjykues i apeleve vendosi për shtyrjen e gjyqit të Jovica Stanisic, duke hedhur poshtë një vendim të mëparshëm që thoshte se ai ishte në gjendje të vazhdonte gjyqin dhe se mund t’i ndiqte procedurat gjyqësore nga qelia e burgut nëpërmjet një lidhjeje me video.

Trupi gjykues i apeleve vendosi se zoti Stanisic, i cili vuan nga depresioni, problemet e zorrëve dhe osteoporoza, ka të drejtën themelore për të qenë i pranishëm gjatë procedurave gjyqësore. Vendimi bën që të shtyhet edhe gjyqi kundër ish zëvendësit të tij, Franko Simatovic.

Të dy personat akuzohen me armatosjen dhe stërvitjen e grupeve paramilitare që kanë vrarë jo-serbë në Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci gjatë luftërave në ish Jugosllavi në fillim të viteve 1990. //rd//

XS
SM
MD
LG