Lidhje

OKB: Ekonomia botërore në gjendje më të vështirë nga parashikimet


Ekonomia botërore është në gjendjen më të vështirë nga ç’është parashikuar më parë, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar dje. OKB-ja thotë se keqësimi i tregut të shtëpive dhe huatë në Shtetet e Bashkuara janë shkaktaret më të mëdha për parashime të zymta.

Raporti i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se ekonomia globale do të arrijë në një pikë ngecjeje të plotë në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk do të dalin nga kriza e tanishme financiare.

Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara thanë se presin që rritja ekonomike globale këtë vit të ngadalësohet me rreth 1.8 %, më shumë se 3.4 % të parashikuar vetëm katër muaj më parë dhe 3.8 % të parashikuar vitin e kaluar. Të dhënat ekonomike 6-mujore të organizatës parashikojnë rënie në të gjithë rajonet e botës.

Autori i raportit, Rob Vos, tha se vendet në zhvillim dhe ato që importojnë ushqime dhe energji të do goditen më ashpër.

“Vendet më pak të zhvilluara do të vuajnë më tepër një rënie në vitin 2008. Mund të ketë disa përmirësime, por kjo varet nga kushte shumë specifike të vendit që në mendojmë për 2009. Disa vende të goditur nga fatkeqësi natyrore ose që janë duke u dhënë fund konflikteve politike mund të kenë përmirësime në 2009, duke përfshirë vende si Birmania dhe Republika Demokratike e Kongos”.

Zoti Vos tha se ngadalësimi i ekonomisë amerikane është një faktor kyç në tendencën për të shkuar tatëpjetë. Ai tha se një faktor për këtë pamje të errët ka qënë edhe rritja e çmimeve të naftës dhe ushqimeve.

Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje vendeve me kursime të mëdha të rrisin shpenzimet për të nxitur rritjen ekonomike. Ato gjithashtu bëjnë thirrje për investime më të mëdha në bujqësi në shumë zona të botës. //iç//

XS
SM
MD
LG