Lidhje

Tadiç: Partitë politike të respektojnë vullnetin e votuesve


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u bëri thirrje të gjitha partive politike që të respektojnë vullnetin e votuesve, të cilët dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti Tadiç tha sot se votusit e bënë të qartë në zgjedhjet e 11 majit se mbështesin kursin pro-evropian, i cili, tha ai, do të pasohet me zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Alenaca demokratike e zotit Tadiç fitoi shumicën e vendeve të parlamentit në ato zgjedhje, por jo shumicën absolute. Rivali i tij, kryeministri në largim Vojisllav Koshtunica, e përshkroi mesazhin e presidentit si “një retorikë të zbrazët”.

Në një deklaratë që bëri për agjencinë e lajmeve Tanjug, zoti Koshtunica tha se 102 vendet e siguruara nga zoti Tadiç janë shumë më pak se sa shumica prej 126 vendesh, e nevojshme për të formuar qeverinë.

Partia Demokratike e Serbisë e kryeministrit Koshtunica dhe Partia Radikale ultra-nacionaliste Serbe po përpiqen të krijojnë një koalicion me Partinë Socialiste të Serbisë. Një koalicion i tillë do të ishte më i madh në numër se sa përkrahësit e presidentit Tadiç. //rd//

XS
SM
MD
LG