Lidhje

Presidenti Bush përfundon vizitën në Lindjen e Mesme


Presidenti George Bush po kthehet në Uashington pas një vizite pesë ditore në Lindjen e Mesme, ku sot ai u bëri thirrje udhëheqësve arabë të hedhin poshtë politikat e vendeve si Irani dhe Siria.

Në një falim në Forumin e Ekonomisë Botërore në Sharm el-Sheik të Egjyptit, zoti Bush tha se Irani dhe Siria kufizojnë liritë politike dhe ekonomike. Ai u bëri thirrje vendeve arabe të kundërshtojnë ato që ai i quajti ambicje të Iranit për armë bërthamore.

Presidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve rajonalë të konfrontojnë grupin militant palestinez Hamas. Ai përsëriti angazhimin e tij për arritjen e një marrëveshje mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Para fjalimit, këshilltari i sigurimit kombëtar i presidentit Bush, Stephen Hadley u tha gazetarëve se zoti Bush do të kthehet në Lindjen e Mesme në se kjo do të ndihmojë në procesin e paqes. Ai tha se presidenti është inkurajuar nga përparimi i bisedimeve. //rd//

XS
SM
MD
LG