Lidhje

Ndërron jetë krye-imami i Qendrës Islamike Shqiptare në Miçigan, Vehbi Ismaili


Të shtunën në orët e para të mëngjesit vdiq udhëheqësi i Qendrës Islame Shqiptare në Miçigan, krye-imami Vehbi Ismaili.

Imam Vehbi Ismaili lindi në Shkodër më 25 nëntor të vitit 1919. Ai erdhi në Amerikë nga fundi i viteve 40-të dhe u bë udhëheqës i Bashkisë Islame Shqiptare në Amerikë. Interesat e tij ishin të gjera, nga feja, tek politika e çështje që lidhen me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjatë shërbimit të tij fetar, liria ishte ideali i këtij kleriku të nderuar. Gjate emisionit televiziv Ditari kolegia jone Rudina Dervishi bisedoi me imam Shuaib Gërguri, që drejton tani Qendrën Islame Shqiptare në Miçigan, rreth veprimtarisë së krye-imamit Vehbi Ismaili. //ib//

XS
SM
MD
LG