Lidhje

Kina në heshtje për viktimat e tërmetit


Kina filloi sot 3 ditë zi kombëtare për viktimat e tërmetit të madh të javës së kaluar. Flamujt janë ngritur në gjysëm shtize dhe të gjitha aktivitetet e argëtimit janë pezulluar.

Miliona kinezë, nga qytetet me tenda në provincën Sëçuan, deri në sheshin Tienanmen në Pekin, mbajtën sot tre minuta zi në orën 2:28 pasdite, pikërisht në kohën kur goditi tërmeti me fuqi 7,9 ballësh 7 ditë më parë. Kina e ka pezulluar aktivitetin e Pishtarit Olimpik për tre ditë dhe faqet kompjuterike janë urdhëruar të mos publikojnë materiale me përmbajtje argëtuese.

Ndërsa vendi mban zi, pati një tjetër njoftim për një fatkeqësi të re. Agjencia HSINHUA njoftoi për një rrëshqitje dheu në zonën e tërmetit, duke varrosur të gjallë mbi 200 punonjës të ndihmave. Autoritetet kineze thonë se tërmeti ka shkaktuar mbi 34 mijë të vdekur dhe se numri i viktimave mund t’i kalojë 50 mijë vetët. //rd//

XS
SM
MD
LG