Lidhje

Turqia ndalon duhanin në vendet publike


Në Turqi, sot hyri në fuqi një ligj për ndalimin e duhanit. Rreth 40 përqind e të rriturve e pinë duhanin në këtë vend. Sipas ligjit, duhani ndalohet në pjesën më të madhe të mjediseve të mbyllura, përfshirë shkolla, supermarkete dhe spitale, si edhe në ambjente të hapura si stadiumet.

Pirja e duhanit në mjetet e transportit publik ishte ndaluar që më parë. Ndalimi i duhanit në bare dhe restorante pritet të hyjë në fuqi vitin tjetër. Parlamenti i Turqisë e miratoi ndalimin në fillim të këtij viti, kryesisht nga vdekshmëria e lartë.

Ligji përcakton një gjobë prej 40 dollarësh për ata që pinë duhan në mjediset e ndaluara për këtë qëllim. Megjithatë, vënia në zbatim e ligjit në Turqi në të kaluarën ka qenë e vështirë. //rd//

XS
SM
MD
LG