Lidhje

Medvedev i shpall luftë korrupsionit


Presidenti rus Dimitri Medvedev ka dhënë urdhër për krijimin e një këshilli kombëtar anti-korrupsion për të luftuar këtë problem të përhapur në masë.

Zoti Medvedev e nxori sot urdhëresën në Moskë. Një ndihmës i lartë i Presidentit tha se Këshilli do të modernizojë kuadrin ligjor dhe do të informojë rusët për ndikimin e korrupsionit.

Agjencia e lajmeve Itar Tass citon Presidentin, sipas të cilit korrupsioni është kthyer në një problem institucional dhe kërkon një zgjidhje institucionale. Artikulli i Itar Tassit njofton se plani anti-korrupsion do të finalizohet brenda një muaji dhe do t’i paraqitet Presidentit.

XS
SM
MD
LG