Lidhje

BERZH zgjedh presidentin e ri


Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, BERZH, emëroi në postin e presidentit një zëvendësministër financash të Gjermanisë.

Kjo Bankë u krijua në vitin 1991, për t’u ardhur në ndihmë vendeve ish-komuniste në zbatimin e politikave të ekonomisë së tregut. Presidenti i ri i Bankës, Thomas Mirow, do të fillojë nga detyra në korrik, kur të largohet nga posti Presidenti aktual, francezi Jean Lemierre.

Zoti Mirow tha në një takim të guvernatorëve të Bankës në Kiev, se BERZH-i vazhdon të përballet me një sërë sfidash, por se është i mendimit që Banka i ka aftësitë dhe vendosmërinë për t’i realizuar ato me sukses. //rd//

XS
SM
MD
LG