Lidhje

Lajçak: Bosnja ka shënuar përparim gjashtë muajt e fundit


Kryenegociatori ndërkombëtar në Bosnje thotë se gjendja në vend ka shënuar përmirësim të konsiderueshëm gjatë gjashtë muajve të fundit.

I dërguari Miroslav Lajçak tha sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se miratimi muajin e kaluar i ligjit për reformat në polici do t’i hapë rrugë nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian muajin e ardhshëm.

Megjithatë zoti Lajçak tha se mbeten disa probleme, përfshirë pretendimet e Republikës Serbe të Bosnjes se ka të drejtën të shkëputet nga Bosnje-Hercegovina dhe gadishmërinë e Federatës Myslimano-Kroate për të rritur pensionet e veteranëve, megjithë mungesën e fondeve të nevojshme.

Ai tha se prirjet nacionaliste mes tre komuniteteve etnike të Bosnjes, kroatëve, myslimanëve dhe serbëve vazhojnë të frenojnë procesin e integrimit të Bosnjës në Bashkimin Evropian. Ai tha se komuniteti ndërkombëtar ka detyrimin që pas zgjedhjeve lokale të tetorit, të ndjekë zbatimin e reformave kushtetuese të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian. //rd//

XS
SM
MD
LG