Lidhje

Presidenti Bush do të vizitojë Evropën


Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush do të shkojë në Evropë muajin e ardhshëm për të forcuar partneritetin trans-atlantik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha sot se vizita 8-ditëshe, e cila fillon më 9 qershor do të përfshijë ndalesa në Britani, Francë, Itali, Gjermani, Slloveni dhe Vatikan. Presidenti Bush pritet të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që zhvillohet më 10 qershor në Slloveni.

Presidenti Bush, dhe bashkëshortja e tij, Laura, do të marrin pjesë edhe në festimet me rastin e 60-vjetorit të Planit Marshall, i cili ofroi ndihma amerikane për rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Ata do të kujtojnë edhe 60-vjetorin e operacionit ajror amerikan për të dërguar ndihma për pjesën perëndimore të Berlinit të ndarë nga bllokada sovjetike. //rd//

XS
SM
MD
LG