Lidhje

Një grua kineze nxirret nga gërmadhat tetë ditë pas tërmetit


Një grua kineze është nxjerrë sot gjallë nga rrënojat, në provincën Sëçuan, 8 ditë pas tërmetit masiv që goditi vendin, duke rrëzuar ndërtesa dhe duke lënë 5 milionë vetë të pastrehë.

Agjencia kineze e lajmeve HSINHUA tha se gruaja kishte qenë 195 orë nën rrënoja, por nuk dha hollësi të tjera. Ajo është personi i dytë që është shpëtuar sot, ndërsa zbehen shpresat për personat e tjerë të mbetur gjallë nën rrënoja.

Zyrtarët kinezë thonë se numri i të vdekurve është rritur në mbi 40 mijë vetë dhe paralajmëruan se shifra mund të arrijë deri në 50 mijë vetë. Ndërsa Kina vazhdon kërkimet për shpërtimin e personave që janë varrosur të gjallë, tani vëmendja po zhvendoset tek kujdesi për të mbijetuarit e tërmetit prej 7,9 ballësh.

Zyrtarët kinezë po përpiqen të çojnë rreth 3 milionë tenda në Sëçuan, për strehimin e 5 milionë personave të mbetur pa shtëpi. Zyrtarët e Sëçuanit thonë se kanë marrë tashmë 280 mijë tenda dhe fabrikat po përpiqen me të gjitha forcat të prodhojnë edhe 700 mijë të tjera. //rd//

XS
SM
MD
LG