Lidhje

Haga ngre akt-padi kundër Baton Haxhiut


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte ka paraqitur akt-padi ndaj një gazetari të akuzuar se ka publikuar identitetin e një dëshmitari të marrë nën mbrojtje në procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Një deklaratë e Gjykatës së Hagës e bëri sot të ditur akt-padinë dhe arrestimin e gazetarit Baton Haxhiu. Deklarata thekson se vitin e kaluar zoti Haxhiu kishte marrë informata lidhur me identitetin e një dëshmitari dhe i kishte publikuar ato në gazetë, megjithë urdhërat e Gjykatës për të mos nxjerrë informata të tilla. Zoti Haxhiu është i treti shqiptar i Kosovës i akuzuar për mosrespektimin e urdhërave të Gjykatës në lidhje me gjyqin kundër zotit Haradinaj.

Ish-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Astrit Haraçija dhe ish-këshilltari i tij Bajrush Morina kanë deklaruar pafajësinë lidhur me akuzat se janë përpjekur të bindin një dëshmitar të mos dëshmonte kundër ish-kryeministrit. //rd//

XS
SM
MD
LG