Lidhje

Kina mban 3 ditë zi kombëtare për viktimat e tërmetit


Kina mbajti dje zi kombëtare për viktimat e tërmetit të madh të javës së kaluar.

Miliona kinezë u mblodhën dje në Sheshin Tienanmen të Pekinit, duke thirrur ‘Ecë Përpara Kinë’ dhe duhe hedhur parrulla në mbështetje të provincës Sëçuan të goditur rëndë.

Pikërisht në orën 2:28 pasdite, kur goditi tërmeti me fuqi 7 presje 9 ballë 7 ditë më parë, Kina mbajti 3 minuta heshtje. Trafiku ndaloi, njerëzit ndalën punën në shenjë nderimi, dhe udhëheqësit më të lartë të vendit, mes tyre edhe presidenti Hu Gjin Tao, ishin në mes të publikut.

Kina e ka pezulluar aktivitetin e Pishtarit Olimpik për tre ditë dhe faqet kompjuterike janë urdhëruar të mos publikojnë materiale me përmbajtje argëtuese.

Ndërsa vendi mban zi, pati një tjetër njoftim për një fatkeqësi të re. Agjencia HSINHUA njoftoi për një rrëshqitje dheu në zonën e tërmetit, duke varrosur të gjallë mbi 200 punonjës të ndihmave.

XS
SM
MD
LG