Lidhje

Serbia largohet nga takimi në Bullgari, proteston pjesëmarrjen e Kosovës


Delegacioni i Serbisë u largua nga një takim në kuadrin e Procesit te Bashkëpunimit për Evropën Juglindore, pasi organizatorët lejuan një përfaqësues të qeverisë së Kosovës të marrë fjalën në takim.

Presidenti serb Boris Tadiç doli i pari nga seanca që u zhvillua në qytetin lindor të Bullgarisë, Pomorie, sapo Ministri i Jashtëm, kënder Hyseni filloi të fliste.

Serbia ngul këmbë që Kosova të mbetet pjesë e territorit të saj dhe thotë se administratorët e Kombeve të Bashkuara duhet të jenë të pranishëm atje në nivelin ndërkombëtar.

Serbia nuk e pranon shpalljen e pavarësisë nga udhëheqësit e shumicës shqiptare të Kosovës dhe i ka sfiduar vazhdimisht përpjekjet e tyre për të fituar njohje ndërkombëtare. //rd//

XS
SM
MD
LG