Lidhje

Opozita e Libanit thotë se ka arritur marrëveshje për t’i dhënë fund krizës


Anëtarë të opozitës në Liban thanë se kanë arritur një marrëveshje me koalicionin qeverisës për t’i dhënë fund krizës së tejzgjatur politike në vend.

Delegatë të opozitës së udhëhequr nga Hesbullahu thanë se të dyja palët ranë dakort për marrëveshjen sot në një takim herët në mëngjes në Doha, kryeqytet i Katarit. Ndërmjetësit arabë u kishin dhënë grupeve rivale libanez afat ditën e sotme për zgjidhjen e krizës.

Nuk janë dhenë detaje të menjëhershme rreth marrëveshjes. Negociatorët e qeverisë libaneze dhe të opozitës kanë që të premten që zhvillojnë bisedime në Doha nën mbikqyrjen e ndërmjetësve arabë.

Të hënën, ndërmjetësit e Katarit propozuan që të dyja palët të zgjedhnin një president dhe të formonin një qeveri të unitetit përpara fillimit të punës për një ligj të ri elektoral.

Ligji është i rëndësishëm sepse do të ndryshojë kufijtë zgjedhorë të Libanit. Si qeveria edhe opozita duan ndryshime që do t’i japin atyre një avantazh në zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. (ze)

XS
SM
MD
LG