Lidhje

Rekord i ri i çmimit të naftës, 132 dollarë e 70 centë


Çmimet botërore të naftës arritën sot një rekort të ri, 132 dollarë e 70 cent, ndërkohë që anëtarët e senatit amerikan filluan të marrin në pyetje ekzekutivët e kompanive të naftës rreth kostos së energjisë.

Rritja më e fundit e çmimeve pasoi një raport qeveritar, ku thuhet se furnizimet me naftë të papërpunuar dhe të benzinës ranë javën e kaluar këtu në Shtetet e Bashkuara.

Në seancën dëgjimore në Senat, kryetari i komisionit të drejtësisë Patrick Leahy tha se kompanitë amerikane të naftës kanë realizuar një fitim prej 36 miliardë dollarësh vetëm në tre muajt e parë të këtij viti. Ai tha se firmat po realizojnë fitime marramendëse në kurriz të familjeve të punonjësve.

Por zyrtarët e kompanive qe deshmuan në seancë fajësuan për çmimet e larta të naftës së papërpunuar kërkesën globale në rritje dhe i bënë thirrje qeverisë t’u japë fund kufizimeve në zonat e Shteteve të Bashkuara, ku mund të eksplorohet dhe të bëhen shpime për më shumë naftë. //rd//

XS
SM
MD
LG