Lidhje

Çmimi i naftës arrin në 135 dollarë për fuçi


Çmimi i naftës arriti një rekord të ri të enjten, duke kaluar 135 dollarë për fuçi, në një atmosferë shqetësimesh për nivelin e kërkesës dhe ofertës. Është e dyta ditë radhazi që çmimi vazhdon të rritet në nivele rekord në bursën e Nju Jorkut.

Nafta u shit të mërkurën me afro 134 dollarë për fuçi. Rritja e çmimeve ka ndodhur në përgjigje të shqetësimeve për mungesa në furnizime në mbarë botën. Ka tregues se këto mungesa mund të bëhen më të theksuara.

Gazeta Wall Street Journal njofton se Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë me seli në Paris do të nxjerrë parashikimet e saj se kompanitë e naftës do ta kenë të vështirë të prodhojnë 100 milionë fuçi në ditë në vitin 2030. Agjencia kishte parashikuar më parë se prodhimi i naftës në vitin 2030 do të arrinte në 116 milionë fuçi në ditë. //ad//

XS
SM
MD
LG