Lidhje

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun vizitoi të enjten zonat e prekura rëndë nga cikloni në Birmani


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun vizitoi dje zonat e prekura rëndë nga cikloni në Birmani dhe i kërkoi udhëheqësve birmanezë të pranojnë më shumë ndihma ndërkombëtare për qindra mijëra mbijetues të kësaj fatkeqësie.

Helikopteri i zotit Ban fluturoi mbi zonat e goditura më rëndë dhe ndaloi në kampet e strehimit të viktimave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i tha një gruaje që takoi në një kamp të tillë që të mos humbasë shpresat pasi OKB-ja ndodhet këtu për të ndihmuar.

Zoti Ban u takua edhe me kryeministrin birmanez gjeneralin Thein Sein dhe i tha se vendi ka nevojë për më shumë ndihma ndërkombëtare për të ndihmuar të mbijetuarit e ciklonit. Ndërsa gjenerali Thein Sein tha se faza e ndihmave ka përfunduar dhe se tani është koha për të filluar rindërtimin./al/

XS
SM
MD
LG