Lidhje

Australi, energji elektrike nga shkëmbinjtë e nxehtë nëntokësorë


Në mes të shkretëtirës australiane, ngrihet një objekt që të kujton pikat e pushimit pranë burimeve termale, por është faktikisht një ndër objektet më novatore për prodhimin e energjisë së pastër.

Centrali, i titulluar Shkëmbi, po gjeneron energji elektrike nga avujt e përftuar nga shkëmbinjtë më të nxehtë të tokës. Këto shkëmbinj të nxehtë gjenden në një thellësi rreth 4 kilomentra në brendësi të tokës dhe për të arritur deri në këtë thellësi, inxhinierët kanë projektuar puse të thella, përmes të cilave dërgojnë ujë që qarkullon rreth shkëmbinjve dhe krijon avuj të nxehtë. Më pas avulli konvertohet në energji elektrike.

Ky projekt i kompanisë Geodynamics synon të prodhojë energji pa shkaktuar ndotjen e mjedisit, pasi procesi realizohet pa çlirime gazesh. Projekti aktual shërben kryesisht për të demonstruar potencialin e energjisë së shkëmbinjve nëntokësore, por do të shfrytëzohet edhe për furnizimin me energji të popullatës prej 12 banorësh të zonës.

Problemi kryesor i projektit do të jetë përcjellja e energjisë në zona urbane që ndodhen qindra kilometra larg zonës shkretinore.

XS
SM
MD
LG