Lidhje

Kinë: 1 i vdekur, 260 të plagosur nga pasgoditje tërmeti


Një pasgoditje e fuqishme nga tërmeti i fundit në Kinë shkaktoi sot një të vdekur në provincën Siçuan dhe plagosi rreth 260 të tjerë.

Pasgoditja sot me një magnitudë 5 presje 8 ballë shkatërroi rreth 70 mijë shtëpi sipas qeverisë kineze. Shërbimi gjeologjik amerikan tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 145 kilometra në verilindje të qytetit Mianyang.

Forcat kineze të sigurimit po punojnë për të hapur një të çarë në një pritë natyrore të krijuar nga tërmeti me magnitudë 7 presje 9 ballë gati dy javë më parë që la 62 mijë të vdekur. Autoritetet kineze thanë se diga pranë qytetit të shkatërruar të Beiçuanit mund të shkaktojë përmbytje.

Dhjetra mijëra vetë janë evakuuar nga zona. Kryeministri Uen Gjiabao tha se numri i viktimave nga tërmeti i 12 majit mund t’i kalojë 80 mijë. //ad//

XS
SM
MD
LG