Lidhje

Zgjidhet Presidenti i ri i Libanit


Presidenti i sapo-zgjedhur i Libanit, shefi i shtabit të ushtrisë Gjenerali Mishel Suleiman bëri betimin për të marrë detyrën dhe bëri thirrje për bashkim kombëtar. Parlamenti i Libanit e zgjodhi zotin Suleiman, duke plotësuar vendin e mbetur bosh që nga një krizë politike në nëntor.

Ai ishte kandidati konsensual i një marrëveshjeje të arritur me ndërmjetësimin e vendeve arabe ndërmjet koalicionit qeveritar që gëzon mbështetjen e perëndimit dhe opozitsës së udhëhequr nga Hezbollahu.

Parlamenti i Libanit kishte tentuar 19 herë të zgjidhte kreun e shtetit pasi presidenti pro-sirian Emil Lahoud u largua në nëntor. Por çdo votim është shtyrë nga grindjet politike mes dy blloqeve politike.

Në një fjalim drejtuar Parlamentit, Zoti Suleiman i cili u ndërpre disa herë nga duartrokitjet, u bëri thirrje libanezëve të punojnë së bashku në të mirë të vendit.

Presidenti Bush e uroi zotin Suleiman për zgjedhjen në këtë post, duke theksuar se mirëpret bashkëpunimin me të për vlerat e përbashkëta, liri dhe pavarësi. //ad//

XS
SM
MD
LG