Lidhje

Konferencë donatore në ndihmë të Birmanisë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha se konferenca ndërkombëtare e donatorëve shënon një pikë kthese në përpjekjet e shpëtimit për viktimat e ciklonit Nargis.

Takimi njëditor filloi vetëm disa orë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, mbërriti aty nga Kina ku shkoi për të vizituar zonat e shkatërruara nga tërmeti.

Përfaqësues nga rreth 50 vende dhe organizata rajonale morën pjesë në konferencë. Birmania ka llogaritur se dëmet ekonomike të shkaktuara nga cikloni Nargis që goditi bujqësinë e vendit më 3 maj, është rreth 11 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të gatshme të japin më shumë ndihma për ciklonin por vetëm nëse qeveria ushtarake lejon ekspertët ndërkombëtarë të vlerësojnë situatën. Zoti Ban tha se udhëheqja birmaneze ra dakort të lejojë punonjësit e huaja të ndihmave në vend për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. //ad//

XS
SM
MD
LG