Lidhje

Izraeli në bisedime për paqe me Sirinë


Kryeministri izraelit Ehud Olmert thotë se qeveria e tij po zhvillon bisedime të përgjegjshme dhe serioze, por edhe shumë të kujdesshme me Sirinë. Zoti Olmert i bëri komentet sot gjatë takimit të tij të përjavshëm në Jeruzalem. Ai tha se negociatat do të zhvilloheshin me dyer të mbyllura larg syve të medias.

Izraeli dhe Siria konfirmuan kohët e fundit se po zhvillojnë bisedime jo të drejtpërdrejta për paqe, të ndërmjetësuara nga Turqia, 8 vjet pasi dështuan negociatat lidhur me përmasat e tërheqjes së Izraelit nga Lartësitë Golan. Zoti Olmert nuk pranoi të bënte komente lidhur me njoftimet se po përgatitet për t’ia kthyer Lartësitë Golan Sirisë përmes një marrëveshje paqeje.

Zëvendës-kryeministri izraelit Eli Yishai tha se është gabim të zhvillosh negociata me Sirinë. Ai tha se negociatat i japin legjitimitet Sirisë, e cila vazhdon të ketë lidhje me Iranin dhe lëvizjen Hezbollah në Liban. //ad//

XS
SM
MD
LG